VIDEO/ Dy vëllezërit nga Belshi kultivojnë për herë të parë kivi në zonën e Dumresë

45

Me eksperiencën e fituar jashtë vendit, fermerët shqiptarë po provojnë kultura të reja në vendin e tyre. Prej disa vitesh vëllezërit Jolla nga fshati Dëshiran i Belshit po kultivojnë kivin për herë të parë në zonën e Dumresë.

Fruti ekzotik duket se është përshtatur mirë me klimën shqiptare dhe fermerët deri diku janë të kënaqur. Problem i përhershëm mbetet tregu.