VIDEO/ Filmohen kafshë të rralla në Parkun e Tomorrit

229

Kamerat-kurth të përdorura nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit, regjistrojnë kafshë që mendoheshin të zhdukura apo të mërguara nga ky mjedis natyror.

Kohët e fundit këto kamera të fshehura, funksionojnë edhe në Malin e Tomorrit.

Nga kontrolli i bërë në kamerat-kurth të vendosura në këtë park, janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante.

Në këtë park ka kafshë të rralla si ariu i murrmë, ujku dhe macja e egër.

Nga kontrolli i kamerave-kurth në Parkun Kombëtar të malit të Tomorrit, deri më tani  rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë, mace e egër, derr i egër gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepuri i egër, iriqi etj. Monitorimi i tyre është në vazhdimësi