VIDEO-FOTO/ Orikumi, një ndër destinacionet e preferuara turistike

17

Orikumi vazhdon të mbetet një ndër destinacionet e preferuara turistike në zonën e jugut. Pavarësisht vështirësive që pandemia solli, pritet që të ketë një fluks turistësh, parë dhe nga zhvillimet që ky destinacion po pëson dita-ditës. Turistët të cilët momentalisht janë vendosur në Orikum, shprehen se këtë destinacion turistik nuk do ta ndërronin me asgjë. Ata pohojnë se kanë gjetur mikpritje, çmime të ulta si dhe shërbim korrekt.

Gatime tradicionale, ajër o pastër, aroma e detit i magjepsin turistët si ata vendas,por edhe ata të huaj.  Ndër turistët të cilët kanë përzgjedhur Orikumin të shumtë janë dhe ata të ardhur nga Bullgaria. Njëri prej tyre shprehet se ushqimi është tepër i shijshëm, mikpritja për t’u vlerësuar.

Përfaqësuesi i një prej bizneseve aty pranë shprehet se pritshmëritë për këtë sezon janë të larta. Në ditët e para të sezonit turistik duket një fluks në rritje, teksa u bëhet thirrje turistëve të zgjedhin Orikumin. Punonjësi i biznesit Orikumi është gati për pritjen e të gjithë turistëve ku i fton të zgjedhin këtë atraksion turistik.