Ne gjithmonë mund t’ja dalim, pavarësisht pamundësive fizike apo materiale. Mjafton këmbëngulja dhe dëshira për të ecur përpara. Një histori frymëzuese vjen nga shkrimtari Josh Barry.
Ai ka pësuar paralizë cerebrale, por kjo nuk e ka penguar për të shkuar. Megjithëse i janë dashur nëntë vite, ai ka arritur të shkruajë me hundë një libër për jetën e tij.
Josh punon si gazetar i pavarur dhe drejton një faqe argëtuese, ku ai ka intervistuar persona të famshëm, si Sir Ian Botham dhe Jeremy Kyle.
Ai thotë se dëshiron të “rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve, të cilët pavarësisht se janë ndryshe, mund të arrijnë ëndrrat dhe aspiratat e tyre”. Histori frymëzuese./Referua BBC