VIDEO/ Gjesti i qytetarit që duhet të na bëjë të reflektojmë

83

Jo rrallë herë, qytetarë të papërgjegjshëm, i hedhin mbeturinat në rrugë, prapa pallateve, madje i fluturojnë edhe nga dritarja duke i hedhur në pemë.

Kjo video që po sjellim, duhet të na bëjë të reflektojmë. Një qytetar është ngjitur në një nga pemët e kryeqytetit, duke rrezikuar edhe jetën e tij, për të hequr një qese mbeturinash që varej në një nga degët.

Gjest që duhet vlerësuar maksimalisht. Shembulli nis gjithmonë nga vetja, me vepra, jo me fjalë.