Shpesh herë pilotët dhe teknikët e FA rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar njerëzit e thjeshtë, por pavarësisht kësaj kurrë nuk tërhiqen prapa.
Ministria e Mbrojtjes ka postuar një video në Facebook, ku tregon punën e këtyre heronjve.
“Qytetarët i kanë pagëzuar si ‘heronjtë e ajrit’.
Dhe të tillë janë të gjithë pilotët e teknikët e Forcës sonë Ajrore. Vetëm gjatë këtyre ditëve të motit të keq, mbi 100 banorë në vështirësi janë ndihmuar përmes ndërhyrjes nga ajri.
Të thuash ‘krenari’ për këta djem në uniformë është pak
Faleminderit për shërbimin çdo efektivi në FA!”