VIDEO/ Hidhet shorti për ‘Eurovision 2019 ’, ja kur do të këndojë Shqipëria

222

Është hedhur shorti për garën evropiane të këngës “Eurosong”, e cila do të mbahet në Tel Aviv

Shqipëria do të garojë në natën e dytë të gjysmë finales, e cila do të mbahet më 16 maj 2019, dhe përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Kthehu tokës”.

“Ktheju tokës”, është kënga me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit e cila rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, këngë e cila u interpretua nga këngëtarja e mirënjohur Jonida Maliqi. Me një distancë të madhe nga ky festival, këtë vit Jonida i është kthyer kësaj skene të madhe për të marë dritën jeshile që pikërisht me këtë këngë ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.