VIDEO/ Jo vetëm Divjaka e Narta, Flamingot spektakël edhe në plazhin e Pishporos

14

Pishporo, e shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës nuk është vetëm plazh, por edhe vendi i flamingove, që kanë gjetur oazin e tyre të qetësisë në ligatinat e plazhit duke dhuruar spektakle të paparë.

Ditët e fundit flamingot kanë pushtuar Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Pishporos së Fierit, pranë grykëderdhjes së Vjosës. Përveç Nartës dhe parkut kombëtar Divjakë-Karavasta vitet e fundit flamingot janë të pranishme edhe në Pishporo.

Zogjtë lozonjarë që tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre, ngrihen në fluturim herët në fillimdite dhe përshëndesin diellin në perëndimin e tij. Ata janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra. Madje me një këmbë ata edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2–3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët.

Kolonitë e flamingove "hedhin valle" edhe në Fier 🙂

Kolonitë e flamingove "hedhin valle" edhe në Fier 🙂 Flamingot kanë gjetur në Pishporo oazin e tyre të qetësisë, duke ju dhuruar spektakël pushuesëve. Në Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Pishporos së Fierit, pranë grykëderdhjes së Vjosës, nuk ka vetëm plazhe, por mund të kundrosh dhe shpendët, banorët e përhershëm të zonës.Video credit: Ministria e Turizmit

Gepostet von po.al – Portali i lajmeve te mira am Mittwoch, 15. Juli 2020