VIDEO / Kamioni më i madh elektrik në botë thuajse nuk ka nevojë për karikim

28

Automjeti më i madh elektrik në botë është një kamion gjigant që mbështetet pothuajse ekskluzivisht në energjinë e prodhuar nga sistemi i tij, që kërkon vetëm rimbushje minimale.

I quajtur “eDumper”, automjeti më i madh elektrik në botë është në fakt një kamion i konvertuar Komatsu 605-7 HD, motori me naftë i të cilit u zëvendësua me një motor elektrik dhe një bateri gjigante.

Ishte një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë zvicerane E-Mining, Empa, Universitetit të Bernës dhe NTB Interstaatlicke Hochschule fur Technik Buchs.

Krijimi i automjetit më të madh dhe më të fuqishëm elektrik në botë zgjati afërsisht 18 muaj dhe u zbulua në vitin 2018 kur kreu “udhëtimin e parë” në një gurore të Vigier Ciment në Kantonin Zviceran të Bernës.

syri.net