VIDEO/ “Lulja” e parë në Shqipëri që prodhon energji nga dielli vendoset në Shkodër

62

Në qendër të qytetit të Shkodrës u vendos një “Smart Flower” që prodhon energji nga dielli.

Është “lulja” e parë në Shqipëri, që promovon energjinë e pastër.

Çdo mëngjes, “Smart Flower” hapet automatikisht nga rrezet e para të diellit dhe mbyllet në mbrëmje.

Energjia që prodhon do shërbejë për të furnizuar qendrën e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve të qytetit të Shkodrës.