Një aplinist polak që ngjiti majën më të martë të vendit të tij është habitur kur zbuloi se një mace e kishte ‘mundur’.
Wojciech Jabczynski nuk mund ti besonte syve kur pa macen në majën e Rysy.
Ai filmoi kafshën me telefon në pikun veriperëndimor të malit që është 2.499 metra i lartë.
Në video shihet macja duke u relaksuar në majën e malit por pa u impresionuar nga pamja, ndërsa qëndronte e ulur në një shkëmb me pamje nga një luginë.
Jabczynski tha se macja nuk kishte frikë dhe se e mori pranë kur hëngri drekën për ta ushqyer.
Nuk është e qartë sesi macja ka mbërritur në majë të malit.