VIDEO/ Magjia e lundrimit në vjeshtë në Karaburun, zbuloni gjiret e fshehura të gadishullit

70

Udhëtimet në perlat e natyrës sonë vazhdojnë edhe në vjeshtë. në jug të Karaburunit agjencia e zonave të mbrojtura në Vlorës organizoi një turne në pjesët më të fshehura të gadishullit.

Për të eksploruar jugun e Karaburunit duhen mbi tre orë me mjet lundrues. Nëpër gjiret e tij nuk ka vetëm bukuri natyrore por edhe histori.

Me gjurmë historike të periudhës para Krishtit apo në periudhën romake, gjiri i Gramës ka shërbyer si stacion komunikimi për gjithë lundërtarët.

Ndërsa gjiri i Inglezit siç e quajnë vendasit, një destinacion për ushtrinë angleze në vitet 1943-1944 është një nder xhevahiret qe ruhet me fanatizëm nga frekuentimi masiv. pas rreth 40 minuta ecje në këmbë gjen dhe Shpellën e Anglezit,një tjetër mrekulli natyrore me Stalaktitet dhe Stalakmitet miliona vjecare.

Por edhe Gjiri Bristanit e Gjiri i Dafines, ku dikur para viteve 90 kanë qenë zona ushtarake sot vijojnë të pa prekura një mrekulli të ngjashme me parajsat tropikale me ujërat blu dhe jeshile, dhe në këto gjire gjen sot tek tuk ndonjë varkë të vogël peshkatarësh.

Në këtë fund Tetori kanë edhe misionin i pastrimit të këtyre gjireve nga mbetjet urbane e lëna gjatë verës nga pushuesit.