VIDEO/ Magjike! Dreri evropian filmohet për herë të parë në luginën e Valbonës

721

Në zonën e luginës së Valbonës brenda Parkut Kombëtar të Alpeve u filmua dreri evropian (Alces alces) që i përket familjes Cervidae.

Agjencia e Zonave të Mbrojtura Kukës njoftoi dreri evropian është një specie që takohet rrallë dhe në parkun kombëtar të Alpeve filmohet për herë të parë duke shtuar kështu numrin e llojeve të specieve që ndodhen në këtë zonë.

“Brenda kësaj familje është specia më e madhe dhe gjitari i dytë më i madh në Europë. Arrin një gjatësi prej 200-300cm dhe lartësi midis shpatullave 150-220 cm trupit me peshë që varion nga 400-665 kg”, njoftoi AdZM Kukës.