VIDEO/ Mesazhi i turistit që duhet të na bëjë të reflektojmë

89

“Nëse unë mundem, edhe ti mundesh”. Ky është mesazhi që na jep një turist europian, nga Parku kombëtar i Lurës, një nga pasuritë natyrore të Shqipërisë. Turisti është magjepsur nga bukuritë e rralla të parkut të Lurës, por jo nga mbeturinat që ndodheshin aty.

“Ndodhem në Shqipëri, në Lura Park. Dhe është një prej parqeve më të frekuentuara dhe të paprekura ku mund të kem qenë ndonjëherë. Por gjithashtu ajo që gjeta është mbeturina kudo. Shikoni. Kjo është çmenduri! Le ta pastrojmë!”, thotë turisti në video, ndërsa përvesh mëngët dhe pastron zonën nga mbeturinat. Në fund, mbush një qese plot.

Të tillë shembuj duhet të na bëjnë të reflektojmë. Është detyra jonë që të mbrojmë pasuritë tona kombëtare, të cilat janë edhe një aset i çmuar për zhvillimin e turizmit.