VIDEO/ Mesazhi ynë i Krishtlindjes, kur gjermanët dhe britanikët ndaluan luftën

30

Mesazhi ynë i Krishtlindjes104 vjet më parë gjermanët dhe britanikët ndaluan luftën për Krishtlindje#shperndaje

Gepostet von po.al – Portali i lajmeve te mira am Dienstag, 3. Dezember 2019

Lufta e Parë Botërore kishte hyrë në muajin e pestë. Miliona ushtarë shtriheshin në llogore përgjatë Europës. Kur në fushat e betejës ra muzgu, ndodhi diçka e jashtëzakonshme.

Gjermanët filluan të ndiznin qirinj në pemët e Krishtlindjeve që ishin dërguar në front. Ushtarët gjermanë nisën të këndonin këngë Krishtlindjeje. Ata britanikë u përgjigjën me duartrokitje.

Në fillim pak të stepur, por më pas u çliruan. Filluan dhe ata të këndonin këngë Krishtlindjeje pas armiqve të tyre gjermanë. Disa burra nga të dy frontet filluan të ecnin drejt njeri tjetrit. Ndërsa fjala përhapej, mijëra burra dilnin nga llogoret e tyre. Ata shtrënguan duart, shkëmbyen cigare dhe ëmbëlsira dhe ndanë fotot e familjeve të tyre. Biseduan gjatë, kujtuan krishtlindjet e mëparshme dhe bënin shaka për absurditetin e luftës.

Nga armiq vetëm 24 orë më parë, ata e gjetën veten duke ndihmuar njëri-tjetrin për të varrosur shokët e vdekur. Madje luajtën disa herë futboll ku merrnin pjesë edhe oficerët e frontit.Ndërsa fushëbeteja supozohet të jetë një vend ku heroizmi matet me vullnetin për të vrarë dhe për të vdekur për atdheun, këta burra zgjodhën një lloj tjetër guximi: Ata depërtuan në vuajtjet e njëri-tjetrit dhe kërkuan ngushëllim në premtimet e njëri-tjetrit.

Por përse ndjehemi kaq të prekur nga ajo që këta burra bënë? Sepse ata zgjodhën të jenë thjesht njerëzorë!