VIDEO/ Njihuni me 8 vjeçarin shqiptar, testet e të cilit vënë në vështirësi edhe mësuesit

192

Shpjegimi për planetet e satelitët është i thjeshtë për tetëvjeçarin Ditrin Selmani. Ai madje i kupton dhe i thjeshtëzon edhe disa enigma të universit.

Niveli i inteligjencës së këtij vogëlushi është mbi mesataren. Për këtë arsye për të nuk mjaftojnë ligjëratat që mbajnë mësuesit për të dhe bashkëmoshatarët e tij.

Ai madje po harton teste edhe për mësimdhënësit e tij.

“Janë shumë të vështira dhe ne nuk mundemi me u përgjigj, në të gjitha fushat, në të gjitha lëndët”, tha mësuesja e Ditrinit, Jehona Kastrati.

Përveç astronomisë të cilën e ka të preferuar e që shumë nga punimet e tij i ka paraqitur edhe në këtë libër të botuar për të vogëlushi e njeh mirë edhe anatominë e trupit të njeriut.