VIDEO/ Njihuni me amerikanin që studion çiftelinë në Universitet, me simbolin e shqiponjës dykrenare

93

Jeff Charest është një amerikan i cili ka zgjedhur të studiojë çiftelinë në Universitetin e Kardifit në Angli.

Çiftelia është instrumenti më i njohur shqiptar, e megjithëse një instrument i thjeshtë vetë me dy tela, duket se ka ngjallur interesim tek të huajt, saqë edhe po e studiojnë atë.

Në këto video të publikuara, Charest shihet duke luajtur me çiftelinë e cila madje edhe ka simbolin e shqiponjës dy-krenare në të, ndërsa ai edhe ka shkruar disa tinguj vetë, të cilat i ka performuar edhe para publikut.