VIDEO/ Njihuni me shqiptaren që drejton biznesin e kartolinave në SHBA

107

Është pragu i natës së ndërrimit të viteve dhe shumë nga ju po bëni pazaret e fundit të dhuratave.

Një shqiptaro-amerikane që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në moshën 5 vjeçare, ka nisur biznesin e saj me dhuratën më pak të kushtueshme por më domethënësen – kartolinën.

Pasi mbaroi shkollën e lartë për shkenca politike, Xhensila Velencia kuptoi se nuk i pëlqente një punë e rëndomtë zyre që të mban mbërthyer në karrige për 8 orë dhe investoi në pasionin e saj të krijimit të kartolinave për të përçuar mesazhe që e marrin temën nga politika apo nga jeta e përditshme.

Kompania e saj e vogël Card Bureau shit produkte në 30 dyqane këtu në Uashington dhe në 13 shtete amerikane.