VIDEO/ Njihuni me smartfonin që mund “palosni” dhe ta fusni në xhep, ja sa kushton

114

Një firmë më bazë në SiliconValley ka prezantuar një smartfon futuristik që mund të paloset.

FlexPai është  telefoni i zgjuar i parë në botë që paloset dhe ka një ekran super fleksibël.

Me një trashësi prej vetëm 7.6mm, ky celular u hodh në treg në Kinë këtë javë dhe tani është në dispozicion për porositje online.

Kur ekrani 7.8in (19.8cm) i telefonit është plotësisht i kthyer nga të dyja anët, ai siguron tre ekrane për përdoruesit.

Përveç ekraneve të përparme dhe mbrapa, “shtylla” krijon ekranin e tretë megjithëse më i vogël në përmasa. Ky ekran i vogël tregon telefonatat në hyrje, mesazhet ose emailet kur ato pranohen.

Në varësi të specifikimeve, çmimi i telefonit varion nga 8,999 juan (£ 1,005) deri në 12,999 juan (£ 1,452) për një model në Kinë.

Telefoni peshon vetëm 320g dhe ka dy kamera në krye.