Video: Parku Olimpik i Tiranës gati për t’u hapur, ja si duket brenda

350

Ish-kompleksi sportiv “Dinamo” është rivitalizuar duke u transformuar në një  kompleks modern që mbledhë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë.

Punimet për ngritjen e strukturës unikale kanë përfunduar dhe mungojnë vetëm disa detaje që qendra moderne olimpike të hapë dyert për sportistët më elitarë të vendit.

Kompleksi është konceptuar në dy godina gjigante dhe moderne që përfshijnë të gjitha federatat olimpike, palestrat përkatëse për stërvitje dhe sallën e madhe të lojërave me dorë ku do të organizohen eventet kombëtare të basketbollit dhe volejbollit kryesisht. Salla e lojërave me dorë ka një kapacitet prej 1200 vendesh dhe në të do të zhvillojnë fazën përgatitore dhe stërvitjen ekipet kombëtare të lojërave me dorë. Një godinë moderne dhe e konceptuar për të siguruar sa më shumë komoditet për sportistët por edhe tifozët.

Tashmë janë vendosur edhe koshat dhe rrjeta e volejbollit dhe pjesa e fasadës në hyrje dhe asaj jashtë. Godina tjetër po ashtu është drejt përfundimit dhe aty për herë të parë, sportistët e mundjes, peshëngritjes dhe gjithë federatave olimpike do të kenë mundësinë të stërviten në kushte komode.

Burimi: Top Channel