VIDEO/ Pavarësia, këngë e valle shqiptare në Këshillin Bashkiak të Nju-Jorkut

110

Kenge dhe valle shqiptare ne keshillin bashkiak te Nju Jorkut, me rastin e pavaresise se Shqiperise.

Shqiptarët që jetojnë në qytetin e Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan festën e 28 Nëntorit në kuvendin e qytetit.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, për këtë festim tha se ishte një nder dhe privilegj për të festuar pavarësinë shqiptare, ai po ashtu e falënderoi kryetarin dhe të gjithë anëtarët e Dhomës e së Këshillit të Nju-Jorkut

“Urime për të gjithë shqiptarët që festojnë këtë ditë të rëndësishme në historinë, trashëgiminë, kulturën dhe kontributet që shqiptarët amerikanë kanë bërë këtij qyteti të mirë”, u shpreh Gjonaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.