VIDEO/ Pelikani kaçurrel, gjen oazin e qetësisë në Divjakq

53

Pelikani Kaçurrel ka gjetur tashmë oazin e qetësisë në Parkun Kombëtarë të Divjakë Karavastasë, duke u kthyer dhe në një emblemë të këtij parku dhe atraksioni kryesor për turistët e natyrës dhe vëzhgimit.

Gjatë vitit 2020, u regjistruan 85 çifte pelikanësh kaçurrel, shifra më e lartë e 40-viteve të fundit në vendin tonë.

Në Parkun e Divjakë Karavastasë, referuar një artikulli të publikuar këtë verë nga AOS Albania, janë regjistruar 85 çifte pelikanësh Kaçurrel. Kolonia është e ndarë në tri nën-koloni të vogla, dhe po prodhon rreth 65 të vegjël të aftë për të fluturuar.