VIDEO/ Përfundon restaurimi Urës së Kordhocës, monument kulture që daton prej 1820

95

Kanë përfunduar punimet për restaurimin e Urës së Kordhocës në Lazarat, një monument kulture që daton prej vitit 1820.

Punimet për restaurimin e saj u kryen nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ura e Kordhocës është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos

Mësohet se ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra. Në qarkun Gjirokastër aktualisht po vijojnë punimet edhe për restaurimin e Urës së Katiut në Përmet.