VIDEO/ Projekti 40 miliardë euro, Norvegjia tunel nënujor për makina

118

Norvegjia është ndoshta një nga vendet me pamje më të mrekullueshme natyrore, me akuj, fjorde apo male të mrekullueshme. Por terreni i thyer nuk e bën shumë të lehtë transportin.

Në bregun perëndimor jetojnë 1/3-a e 5,3 milionë banorëve të shtetit dhe një udhëtim prej 1100 kilometrash nga Kristiansand për në Trondheim iu merr atyre 21 orë dhe 7 kalime me traget. Qeveria norvegjeze po mendon të përgjysmojë këtë kohë, me një projekt të pabesuseshmë i cili do të kushtojë 40 miliardë dollare.

Plani i saj është të ndërtojë një tunel kalon tej për tej shkëmbinjtë ujorë, ndërsa pjesa më ambicioze është një tunel nënujor lundrues që do të lejojë makinat të udhëtojnë në një thellësi 30 metra nën nivelin e detit.

Nëse ia del të realizojë këtë vepër, Norvegjia do të vendoste një rekord botëror, duke kaluar në këtë nismë shtete si Kina, Koreja e Jugut dhe Italia, të cilat po shohin realizimin e projekteve të ngjashëm. Punimet janë planifikuar të përfundojnë në vitin 2050.