VIDEO/ Qyteza alpine e Pukës, shihni si është kthyer në atraksion turistik

150

Qyteti i Pukës është shndërruar në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.

Puka, 145 km nga Tirana, është kthyer në qendër atraksioni turistik, pas investimeve të kryera nga qeveria shqiptare në qytetin verior. Ky qytet mbetet i preferuari i adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vetvete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

Po ashtu, Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe malin e Krrabit.