VIDEO/ Rasti befasues, 6-vjeçari reciton deri në 40 minuta pa u ndalur vargjet e Gjergj Fishtës

128

Prindërit shqiptarë mburren shpesh me aftësitë e fëmijëve të tyre. Dikush është “mjeshtër” celulari, një tjetër i talentuar në muzikë, e shumë e shumë veçanti të tjera. Por Niko Prendi është befasues.

6-vjeçari mund të recitojë edhe për 40 minuta vargjet e Gjergj Fishtës.

Videoja e Nikos është bërë publike nga “Mrizi i Zanave”, ndërsa në përshkrimin e saj shkruhet: “Niko Prendi 6 vjeç reciton vargjet e Fishtës edhe për 40 minuta pa u ndalur”.