VIDEO/ Shkëlqen Izmir Smajlaj, tjetër medalje ari në Beograd

31

Ismir Smajlaj tregon formën e tij të jashtëzakonshme duke fituar një tjetër medalje ari, pikërisht në Beograd, aty ku u shpall kampion europe në kërcim së gjati.

Kësaj radhe, bëhej fjalë për mitingun ndërkombëtar të sallave të mbyllura, “Serbian open indoor meeting”, me pjesëmarrës nga Serbia, Franca, Greqia, Sllovenia Kroacia dhe Bullgaria.  Shkodrani fitoi me gjatësinë 7.91, duke marrë medaljen e tretë të artë në  vitin 2021.

Një tjetër medalje për Shqipërinë në këtë event erdhi edhe nga Franko Burraj, i cili arriti të rrëmbente argjendin, duke e ndalur kronometrin në kohën 47:45 në garën e 400 metrave.