VIDEO/ Shqiptari fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike Evropiane

22

Nga Baku i Azerbejxhanit erdhi sot djaloshi i artë i Kosovës, Muhamet Ramadani. Ai u kthye me medaljen e artë nga lojërat olimpike evropiane.

16 vjeçari ishte më i miri në hedhjen e gjyles. Ai shprehet tejet i lumtur për suksesen e arritur.

“Jam shumë i lumtur që arrita me sjell medaljen e artë, konkurenca ka qenë mjaft e fortë ku aty ishin rreth 50 shtete”, ka deklaruar Ramadani.

Kujtojmë se kjo ishte medalja e dytë e artë për Ramadanin, pas asaj në kampionatin Ballkanik U18 që u mbajt në Stamboll të Turqisë.