VIDEO/ Si ndikon gjenetika në tiparet që do kenë fëmijët tuaj

70

Ngjyra e syve të fëmijës suaj do të ndryshojë disa herë në vitin e parë. Rezultati përfundimtar i saj do të varet kryesisht nga gjenetika, më saktë nga ngjyra e syve të prindërve, por edhe të gjyshërve.

Siç e dimë të gjithë, gjenet janë një mrekulli dhe duke i kryqëzuar ato mund të arrihen rezultate krejtësisht të mahnitshme. Ngjyra më e rrallë e syve është pa dyshim jeshilja dhe disa thonë se ato i kanë vetëm fatlumët.

Ja disa shembuj dhe çfarë mund të prisni nga sytë e të porsalindurit:

Me dy prindër me sy blu, ka shumë mundësi që edhe fëmija të ketë sy të kaltër. Përveç kësaj, nëse të dy gjyshërit kanë sy të kaltër, ka më shumë gjasa që edhe fëmija të ketë sy të kaltër. Nëse njëri prind ka sy kafe dhe tjetri është ngjyrë të çelur (kaltër ose jeshil), fëmija ka më shumë gjasa të jetë me sy kafe.

Nëse të dy prindërit kanë sy kafe, gjasat janë më të larta se 75% që fëmija të ketë të njëjtën ngjyrë si prindërit. Ngjyra më e rrallë e syve është jeshile dhe vetëm 5% e popullsisë së botës e ka këtë ngjyrë.

Shikoni videon se çfarë kombinimesh mund të prisni dhe nëse fëmija juaj ka mundësinë të ketë ngjyrën më të rrallë të syve: