Platforma enciklopedike virtuale ‘Wikipedia’ në mesin e 100 gjeneralëve më madhështorë përgjatë historisë botërore, ka radhitur figurën kombëtare shqiptare Gjergj Kastrioti Skënderbeun të 43-tin, duke u bazuar në numrin e betejave të fituar kundër armiqve.
Megjithëse jo në formë të drejtpërdrejtë, ky kategorizim është arritur nëpërmjet përmbledhjes së artikujve me etiketën “betejë” në Wikipedia nga një kanal në platformën ‘Youtube’.
Ndryshe nga autori i kësaj përmbledhjeje artikujsh, që supozon se Skendërbeu ka 11 beteja të fituara, ekzistojnë fakte historike se heroi i kombit shqiptar ka 24 sosh ku ka korrur sukses. Kjo do ta radhiste atë në mesin e 20 gjeneralëve më eminent të të gjitha kohërave.
Madje, Ismail Kadare në njërin nga vargjet prej veprave të tij, potencon: “Njëzet e katër vdekje i theu…”, duke iu referuar numrit të luftërave të fituara kundër Perandorisë Osmane.