VIDEO/ Të pish kafen e mëngjesit me flamingot, historia e çiftit Biba në Nartë: E shijojmë shumë

62
Flamingos are seen at the Vjosa-Narte Protected area in Vlora, Albania, January 26, 2022. Picture is taken with a drone on January 26. 2022. REUTERS/Florion Goga

Laguna e Nartës  po kthehet në një vend ku shpendët po gjejnë sigurinë në habitatin e tyre. Mbi 200 Pelikan Kaçurrel janë afruar kohet e fundit në ketë Lagunë , ndërkohë që mbi 4000 Flamingo vijojnë ta kenë Lagunën shtëpinë e tyre. Çifti Biba që kanë shtëpinë buzë  Lagunës, shijojnë mëngjesin e tyre nën shoqërinë e Flamingove.

“Janë kthyer banorë tashmë për ne dhe shijojmë shoqërinë e njëri tjetrit çdo mëngjes”.

“U bë kohë që nuk dal për peshkim për shkak të zbaticës që është në lagunë, por mëngjeset vazhdoj ti shijoj duke pirë kafenë në shoqërinë e Flamingove”.

Shtëpia e Pandeliut është e vetmja që mundëson shikimin nga afër të flamingove ndaj në derën e tij trokasin shumë turistë të huaj. Ai tregon se për afrimin e shpendëve dhe shtimin e tyre ka ndikuar moratoriumi i gjuetisë, si dhe ushqimin që ata gjejnë në ketë Lagunë.

Fshati Zvërnec me një numër të paktë banorësh si rrjedhojë e  emigrimit , tashmë ka për banorë të rinj shpendët që shtegtojnë aty./ TCH

Flamingos are seen at the Vjosa-Narte Protected area in Vlora, Albania, January 26, 2022. Picture is taken with a drone on January 26. 2022. REUTERS/Florion Goga