VIDEO/ Vjen Viti i Ri 2023. Ja vendet që festuan të parët

8

Edhe pse numërimi së prapthi për 2023-shin nis pak përpara mesnatës, jo të gjithë vendet e mirëpresin Vitin e Ri në të njëjtën kohë. Të parët që e bëjnë këtë janë ishujt e vegjël të Samoas e Kiribatit, të cilët me vendimin të kapërcenin datën e paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara, i sollën rajonit të tyre lavdinë e të qënit i pari që troket gotat në mbrëmjen e shumëkremtuar.

I dyti në radhë, si përherë, ishte Auckland i Zelandës së Re. Ndryshe nga viti qe leme pas, kur kufizimet e koronavirusit i bllokuan turmat e entuziastëve, njerëzit këtë radhe ishin shumë më të lirë të festonin e të shijonin shown e dritave dhe fishekzjarreve, të organizuar në Harbour Bridge dhe Sky Tower, dy pikat më rëndësishme të qytetit.

Spektakli më madhështor piroteknik megjithatë, të cilin bota e pret me padurim çdo vit, ishte ai që e shndërron urën e Sidnejt në Australi në një pishtar të vërtetë, duke mahnitur jo vetëm turmat e njerëzve të mbledhur aty, por edhe ata që e ndjekin të gjithë shfaqjen e rrallë përmes ekranit të televizorit. Show i Sidnejt tërheq çdo vit një audiencë gjigante anembanë globit ndërsa fishekzjarret kanë ndezur qiellin edhe mbi ndërtesën ikonike të Operas së tij.

Hyrjen e viti të ri e nisin pas kësaj me radhë Rusia, Japonia, Koreja e Jugut dhe e veriut, Kina, Indonezia, e me radhë Bangladeshi e Pakistani për të mbërritur më tej në Gjermani, Francë, Itali e Belgjikë. Pak më vonë, trokasin gotat anglezët, irlandezët e portugezët. Të fundit që presin vitin e ri janë ishujt e pabanuar Howland dhe Baker, pranë SHBA-së ku 2023-shi mbërrin 26 orë më vonë sesa në Kiribati e Samoa.