VIDEO/ Vogëlushi habit turistët, flet më shumë se 10 gjuhë për të shitur në rrugë

112

Kjo video është incizuar jashtë tempullit Ta Prohm nga Venus Goon, një turist malejzian. Vogëlushi në video thotë se mund të flasë më shumë se 10 gjuhë, duke përfshirë kantonisht, mandarin, tajlandisht, japonisht, anglisht, gjuhën koreane, frënge dhe spanjolle.

Ai kupton edhe gjermanisht, gjuhën tagaloge të Filipineve dhe malajas. Vogëlushi thotë se të gjitha këto gjuhë i mësoi nga turistët.

Sipas mediave lokale, djali është në klasë të 9’të. Babai i tij pikturon për turistët dhe vëllai i tij më i vogël shet gjithashtu suvenire në një çosh të rrugës. Zakonisht, ata shesin suvenire pas shkollës.

Pasi videoja e tyre u bë hit në rrjete sociale, qeveria e Kamboxhias premtoi të mbulonte shpenzimet e shkollës për ta.