VIDEOLAJM/ Alpinistët nga Kosova sfidojnë motin ekstrem për Ditën e Pavarësisë, valëvisin flamurin shqiptar në 2561 metra lartësi

9

Një grup alpinistësh nga Kosova kanë bërë një gjest të veçantë për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në temperatura ekstreme, -10 gradë celsius, alpinistët Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi kanë ngjitur në majën e Bistricës flamurin shqiptar.

Video është publikuar nga vetë alpinisti Nexhat Palushi, i cili shkruan se kanë ngritur flamurin në lartësinë 2 651 metra.

“Faleminderit për shokët, profesor Fadil Sahiti dhe Nexhat Palushi që e organizuan, e bënë madhështor dhe shumë mbresëlënës këtë aktivitet”, shkruan ai.

lexo.al