Vijnë mijëra vaksina të tjera anti-Covid në Shqipëri. Ja sa shkon numri total i tyre

24

Në Shqipëri mbërritën rreth 24 mijë vaksina anti-Covid, një pjesë të blera nga Qeveria në kuadër të marrëveshjes me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër si dhuratë nga Kroacia.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate.

Në total, 1,103,690 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani Shqipëri.