Vijon puna për rehabilitimin e urës së Peqinit

189

Një investim prej rreth 250 mijë eurosh po zbatohet në Qarkun e Elbasanit për rehabilitimin e urës së Peqinit.

Punimet për rehabilitimin e urës po vijojnë me ritme të kënaqshme ndërsa pritet që ato të përfundojnë brenda 2 muajve.

Volumi i punës në këtë urë parashikon 4000m/3 mur gabioni përveç mbushjeve 4200m/3, sistemimit të shtratit të rrjedhjes dhe betonimit, etj.