Vijon puna për restaurimin e 6,000 m2 kalldrëme në Gjirokastrës

81

Nëse shkon sot në Gjirokastër dhe viziton qendrën historike, te Qafa e Pazarit do të gjesh një kantier ndërtimi.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit po  punon për rikualifikimin urban dhe restaurimin e kalldrëmeve në Qafën e Pazarit. Ndërhyrja po kryhet në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore.

Rrjeti inxhinierik nëntokësor po ndërtohet nga e para dhe pas tij do të vazhdojë restaurimi i 6,000 metrave katrorë kalldrëme dhe rehabilitimi i mbi 900 metrave katrorë hapësira publike. Kur i qasesh pazarit nga sheshi i Sheshi i Çerçizit një tabelë në hyrje tregon se investimi në total është rreth 1 milionë Euro.

Pas shqepjes së kalldrëmeve gurët ekzistues që nuk ishin dëmtuar gjatë viteve janë inventarizuar dhe janë magazinuar me kujdes. Kantieri gëlon nga makineritë dhe punëtorët që po punojnë për ndërtimin e linjës së ujësjellësit, sistemit të ndriçimit, rrjetit të telefonisë dhe fibrave optike, kanalizimeve të ujravë të zeza dhe të bardha, kunetave dhe pusetave.

Projekti për rehabilitimin urban dhe restaurimin e kalldrëmeve në Qafën e Pazarit synon të krijojë një model të ri projekteve zhvillimore në vend. Ai është integruar më së miri me projektin e ndërhyrjeve restauruese në fasadat dhe çatitë e objekteve në këtë zonë.