Vijon puna për rritjen e sigurisë në rrugë përgjatë aksit Milot-Lezhë-Rrëshen-Thumanë

85

Rikonstruktimi i plotë dhe me standarde i nyjës lidhëse të rrugës Milot-Lezhë-Rrëshen-Thumanë, po vijon me ritme të kënaqshme dhe punimet do të përfundojnë brenda afatit të caktuar.

Bëhet fjalë për një nyje shumë e rëndësishme e cila është pjesë e rrjetit rrugor kombëtar dhe i përket njëkohësisht si korridorit Veri – Jug ashtu dhe aksit Durrës – Kukës – Morinë.

ARRSH do të vijojë të punojë konform tërë normave dhe standardeve për të garantuar siguri maksimale për përdoruesit e rrugës.