Vijon puna për Unazën e Madhe të Tiranës, ja si duket mbikalimi i Paskuqanit

7

Në lotin dy të Unazës së Madhe, në segmentin nga ish-sheshi Shqiponja në Bulevardin e ri, janë mbyllur në masën 20 perqind. Në këtë aks ndodhet dhe mbikalimi i Paskuqanit, vepër që do të shërbejë si një nga portat kryesore për hyrje daljet në Tiranë, çka sipas Ministres së Infrastrukturës që inspektoi punimet do të lehtësojë trafikun e kryeqytetit kur të vendoset në funksion.

Gjatësia e mbikalimit do të jetë 129 metra linear dhe do të ketë dy karrexhata, secila me nga dy korsi. Ministrja dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor konfirmojnë se procesi i kompensimit ka ecur pa problematika, çka ka bërë të mundur të punohet njëkohësisht në të 7 lotët e Unazës së Madhe të Tiranës.

Në fazën aktuale ku ndodhen punimet në këtë lot po punohet për ndërtimin e mureve pritës dhe për spostimin e rrjetit inxhinierik nëntokësor.