Vijon restaurimi i Kishës së Skënderbeut në Kepin e Rodonit

16

Në kishën e Shën Ndout në Kepin e Rodonit vijojnë me ritme të shpejta punimet restauruese.

Programi EU4Culture bën të ditur se “punimet restauruese po zhvillohen vrullshëm në Kishën e Shën Ndout në Rodon. Ka ende punë për të përfunduar, por jemi të lumtur të shohim progresin e përditshëm”.

Kisha e Shën Ndout është një ndër kishat më të dëgjuara të zonës të periudhës së Mesjetës shqiptare. Kjo edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në atë zonë të Kepit në shekullin XV, indirekt ajo quhet edhe kisha e Skënderbeut.

Monumenti sot paraqet vlera si një ndërtesë që i takon arkitekturës romano-gotike e shek. XIII.