Violinisti shqiptar kalon në gjysmë-finalen e konkursit ndërkombëtar

39

Konkursi ndërkombëtar i violinës në Lituani, “Jascha Heifetz” ka shpallur ditën e sotme gjysmë-finalistët, ku pjesë e listës është edhe një shqiptar, edhe pse në këtë rast nuk përfaqëson Shqipërinë.

Ai është Elvin Hoxha me origjinë shqiptare, i cili jeton në Turqi. Ai është djali i muzikantit shkodran Hajredin Hoxha.

Ky konkurs është i hapur për të gjithë violinistët nga e gjithë bota, të cilët janë nën 26 vjeç. Fituesi i çmimit të madh do të marrë 10,000 euro me vete. Juria e këtij konkursi përbehet nga violinistë të famshëm si Gidon Kremer, Isabelle Van Keulen, Sergej Krylov, Rūta Lipinaitytė, Svetlana Makarova dhe Rusnė Mataitytė.

Ndërkohë që gjysmë-finalistët janë 17 nga disa vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria, një gjë e cila ndodh për herë të parë.

Elvin Hoxha Ganiyev, violinisti shqiptaro-turk, i cili ndjek studimet në Gjermani, është kandidat për çmimin “George Enescu”, si pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar me të njëjtin emër.

Aktualisht Elvin Hoxha është duke kryer studimet Master pranë Hochschule für Musik Theater und Medien në Hannover, pas diplomimit nga Escuela Superior de Música “Reina Sofía” në Madrid.

Ai në konkursin “2020 George Enescu International Competition” është duke kandiduar në kateforinë për violinë, me interpretimin e pjesëve të ndryshme sipas raundeve.

Elvin Hoxha ka performuar me dirigjentë si Zubin Mehta, Yuri Bashmet, Vladimir Fedoseyev, Genadi Rozhdestvensky, Vladimir Ashkenazy, Sascha Goetzel ose Plácido Domingo, si dhe ka punuar me mjeshtrit e muzikës si Ivry Gitlis, Vadim Repin, Anne-Sophie Mutter, Maxim Vengerov, Fazıl Say dhe Viktor Pikayzen.