Violinisti Tedi Papavrami elektrizon Tiranën, sjell Beethoven, Shopen dhe Mozart

160

Një prej violinistëve më të talentuar, Tedi Papavrami ka dhuruar një koncert të veçantë dhe elektrizues në Tiranë.

Së bashku me pianistin Francois Frederic Guy, Papavrami solli tingujt e sonatave më të njohura të Ludwig van Beethoven për publikun shqiptar.

Koncerti i kësaj të shtune është vetëm fillimi i një projekti tre vjeçar, i cili do të sjellë në Shqipëri pianistët, violinistët e muzikantët më të njohur të gjithë Evropës.

Projekti mbështetet mbi kryeveprat e kompozitorëve më të mëdhenj të muzikës klasike duke filluar nga Beethoven, Shopen dhe Mozart.