Virusi HIV mund të bllokohet përmes një proteine ”inteligjente”

399

Një grup shkencëtarësh australianë, ka individualizuar në aparatin riprodhues femëror, një proteinë “inteligjente” në gjendje për të bllokuar reagimin e virusit HIV. Zbulimi, i përshkruar në revistën “Immunology and Cell Biology”, premton të revolucionarizojë trajtimet për të luftuar përhapjen e sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme, përfshirë dhe virusin “Zika”.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit Deakin në Geelong dhe Institutin Hudson i Kërkimeve Mjekësore në Melburn, proteina “interferon epsilon”, mund të detyrojë sistemin imunitar të krijojë tre “postblloqe” në rrugën që të çojnë drejt virusit. “Molekula është inteligjente, sepse ajo ndërhyn në ciklin e jetës së HIV-it në faza të ndryshme”, – shpjegon Johnson Mak, autori kryesor i studimit.

Qelizat e shëndetshme të njeriut, pa këtë proteinë, “sekuestrohen” për t’u shndërruar në fabrika të virusit, duke lejuar shumëfishinin e tij. Ndryshon puna për qelizat e shëndetshme të mbrojtura nga proteinat, që e bëjnë më të vështirë prekjen nga virusi. Dhe qelizat që depërtojnë, arrijnë të ndalojnë agjentin patogjen drejt “objektivit”. Nëse këto teknika dështojnë, mekanizmi ka si alternativë një linjë të tretë mbrojtjeje: kur virusi riprodhohet, e bën në versione difektoze, shumë të dobëta për të mbizotëruar.

Proteina “përhapet kudo përmes ciklit menstrual dhe një mekanizmi natyror, që organizmi përdor për të mbrojtur gratë nga infeksionet, – vëren Mak, – duke fuqizuar nivelet e tij natyrore dhe duke lejuar parandalimin e riprodhimit të HIV-it”. Shkencëtarët kanë nënvizuar se nevojiten kërkime të tjera për të përcaktuar nëse proteina “inteligjente” mund të ketë të njëjtin efekt edhe tek meshkujt.

Burimi: Gazeta Shqip