Viti i parë i Air Albania/Sa pasagjerë fluturuan në 2019, me avionin me flamurin kuqezi

50

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë publike ecurinë e vitit të parë të operimit të kompanisë ku ka aksione edhe shteti shqiptar, Air Albania.

Kjo kompani nisi në muajin Mars 2019 fluturimet. Kompania kuqezi, përgjatë vitit 2019 transportoi 125 mijë e 72 pasagjerë.

Gjithashtu, që prej Marsit 2019, pasagjerët shqiptarë nuk mund të shohin më logon e kompanisë “Turkish Airlines” të operojë në TIA, pasi kjo kompani është tashmë zotëruese e 49% të kompanisë flamurmbajtëse “Air Albania”, e cila i shërben edhe linjës historike Tiranë-Stamboll-Tiranë” shkruhet në raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil.