Viti i Ri nis mbarë, pa lloto e kazino dhe pa kapsolla në duart e qytetarëve

132

Vendimi i qeverise për të kaluar një Vit të Ri pa kapsolla dhe fishekzjarre ka shmangur një sërë incidentesh.

Hedhja e tyre u bë vetëm nga bashkitë, të cilat organizuan gjithçka, ndërsa tregtimi i tyre u bllokua për qytetarët, duke shmangur lëndimet e njerezve, te cilat nuk munguan vitet e kaluara.

Ky vendim solli nje atmosfere me te sigurte per qytetaret.

Por nga ana tjeter, ky vit gjeti me dyer të mbyllura të gjitha pikat e basteve sportive dhe kazinove.

PO.AL hodhi një sy në Tiranë dhe të gjitha pikat e basteve ishin të mbylluara dhe në pjesën më të madhe të tyre janë vendosur tabela për t’u dhënë me qira.