Viti i ri shkollor nis më 12 shtator, nxënësit që përfitojnë një javë pushim më shumë

47

Miratohet struktura e re e vitit shkollor 2022-2023 në sistemin arsimor parauniversitar. Urdhri i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për arsimit profesional, vitin që vjen sjell edhe disa ndryshime.

Ministria e Arsimit dhe Sportit bëri të ditur se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së dytë mësimore.

“Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023. Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”