Viti i shqiptarëve/ Pas Rita Orës, Dua Lipës dhe Bebe Rexhës, një tjetër shqiptare e para në BE dhe Britani

126

Këngëtarja e re shqiptare Ava Max (Amanda Koçi) është renditur në vendin e parë të top listes Britanike pasi ka pushtuar prej disa javësh vendin e parë në të gjithë Europen me këngën

23-vjeçarja e lindur në Shtetet e Bashkuara, por me prindër nga Tirana dhe Saranda ka arritur kështu suksesin e radhës duke siguruar pozicionin e parë në vendin më të rëndësishëm sa i përket tregut muzikor pas Shteteve te Bashkuara, atë të Britanisë së Madhe.u

Billboard raporton se shitjet e këngës së Ava Max kanë qenë masive. Ajo bëhet këngëtarja e tretë shqiptare që renditet në vendin e parë në Britaninë e Madhe pas Rita Ores dhe Dua Lipes

Më parë në top dhjetëshe është renditur edhe shqiptarja tjetër Bebe Rexha, por suksesi i saj ka qenë më i përqendruar në territorin amerikan.

Në këtë mënyrë mbyllet i suksesshëm ky vit për artistet shqiptare me famë botërore të cilat kanë arritur të bëjnë atë që edhe artistë nga vende të tjera më të zhvilluara nuk e kanë arritur dot, duke kapur majat e klasifikimeve ndërkombëtare.