Institucionet e Artit dhe Kulturës po angazhohen në projekte dhe ekspozita të ndryshme për motin e madh, apo vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Janari çel edhe ekspozitën e parë në Muzeun Historik Kombëtar me gravura të Shek të XV.
“Në datën 17 janar do të hapet sipari i aktiviteteve për Skënderbeun. Një ekspozitë, që do të pasqyrojë momentet më të rëndësishme të motit të madh, sepse kështu e kemi quajtur”, u shpreh Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Kjo ekspozitë do të jetë shëtitëse në vende të ndryshme të Evropës për ti njohur me një epokë shumë të rëndësishme tonën. Por ky vit i rëndësishëm jubilar do të jetë edhe më gjithëpërfshirës në të gjitha hallkat e institucionit.
“Marrin një rëndësi shumë të veçantë e gjithë epoka, qoftë në një pasdite në muze që ne aktivizojmë, qoftë për sa i përket kurimit të ndryshëm të objekteve të asaj kohe, qoftë programit të edukimit”. Vë në dukje Dorian Koçi.
Viti i heroit tonë kombëtar do të përmbyllet në institucionin më të rëndësishëm të historisë me një konferencë shkencore kushtuar të gjithë epokës.
Burimi: Top Channel