Vjen 2019, spektakël fishekzjarresh dhe koncert në Tiranë! PO.AL ju uron një vit të mbarë!

214

Përmes një spektakli fishekzjarresh dhe urimeve të shkëmbyera më parë, shqiptarët i kanë dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri 2019.

Mijëra qytetarë u janë drejtuar shesheve qëndrore pas mesnate, për të festuar orët e para të ndërrimit të viteve.

Këtë vit, fishekzjarrët janë hedhur nga autoritetet, pas bllokimit të shitjes së tyre për qytetarët. Kështu, Shqipëria ka përshëndetur datën 1 Janar 2019.

Në Tiranë, festimet në shesh kanë nisur më herët përmes koncertit të organizuar nga Bashkia.

Emrat e njohur si Evi Reçi, Ardit Çuni, Alban Nimani , West Side Family, Eneida Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flor Mumajesi, Klajdi Haruni & Bruno DJ dhe DJ Vini kanë qenë protagonistët e një koncerti të nisur që në orën 22:30 të së hënës në sheshin “Skënderbej”.

Stafi modest i PO.AL i uron të gjithë shqiptarët për një vit të begatë, me shëndet dhe lumturi në çdo vatër familjare.