Vjen çarteri i dytë në Rinas, 157 turistë nga Ukraina zgjedhin Shqipërinë

9

Rreth 157 turistë nga Ukraina që kanë zgjedhur brigjet shqiptare për të kaluar pushimet verore mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.

Ky është çarteri i dytë me turistë të huaj që kanë mbërritur gjatë muajit qershor në vendin tonë, ndërsa autoritetet thonë se të tjerë çartera do të zbresin në Rinas në ditët në vijim.

Në vitet e fundit, turizmi është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe është konsideruar nga qeveria si një nga motorët kryesorë të rritjes kombëtare.